close
Vendi

KODRA E DIELLIT: RIAKTIVIZOHET QENDRA METEREOLOGJIKE  

10991110_786904214710224_5012459258583659925_n

 

Në vjeshtë pritet të aktivizohet objekti i qendrës metereologjike në Kodrën e Diellit, e cila do të punojë edhe në turnin e natës dhe do të ketë nevojë për angazhimin e kuadrit adekuat që do ta mbikëqyr punën  e kësaj qendreje

Pas fatkeqësive natyrore që ndodhën vitin e kaluar në Malësinë e Sharrit dhe tani së fundmi edhe në rajonin Shkupit, po shqyrtohesn të gjitha lëshimet  dhe mangësitë në mekanizmin parandalues të pasojave.

Ekspertët janë të zëshëm me krtikat e tyre drejtuar institucioneve shtetërore, duke nënvizuar domosdoshmërinë e aktivizimit të të gjitha kapaciteteve dhe resurseve ekzituese në mënyrë që të amortizohen sa më tepër efektet negative të këtyre fatkeqësive natyrore.

Në vazhdën e këtyre aktiviteteve, është edhe iniciativa për riaktivizimin e Qendrës hidrometerologjiek në Kodrën e Diellit, mbi Malin Sharr.

“Nga viti 2001 objekti i qendrës meterologjike në kodrën e diellit për shkak të ndodhive në atë teren ishte e ndaluar për punë, domethënë nga atje nuk kishim të dhëna meterologjike dhe me impenjimin e qendrës për punë meteorologjike dhe me investime të qeverisë janë gjetur mjete nga fondi për zhvillim rural dhe objekti në kodrën e diellit për momentin revitalizohet, domethënë një pjesë e mirë e gjërave janë mbaruar reth 60 deri 70 % dhe objekti deri në vjeshtë do të vendoset në përdorin ku do të kemi nevojë edhe për njerëz domethënë do të mbajnë turne nate nga organizatat tona. Për momentin është vënë në funksion stacioni automatik hidrometerologjik tani më marim të dhëna për ndodhitë meterologjike në këtë teritor”- deklaron Kosta Llazaroski – Sekretar shtetëror në Drejtorinë për Punë Hidrometeorologjike

Rëndësia e kësaj qendreje meterologjike, nuk kufizohet vetëm në rëndësinë primare që ka, por ajo do t’i shërbejë këtij kompelski turistik edhe si logjistikë e shërbimeve sinoptike, të domosdoshme për zhvillimin e turizmit dhe rekreacionit në shpatiet e Sharrit.

Domethënë në çdo rast në kontinuitetin e matjeve do të vazhdojmë në objektin në Kodrën e Diellit dhe kjo do të thotë se do të kemi edhe të dhëna meterologjike që do të japin burim nga vet vendi për sasinë e rreshjeve, erëra. Gjithashtu si vend turistik janë të nevojshme të dhëna për lartësinë e borës, domethënë në vend turistik këto informacione janë të nevojshme që qytetarët të dijnë lartësinë e mbulesës së dëborës dhe sigurisht për të gjitha investimet e mëtutjueshme çdo njëri nga investitorët kërkon edhe të dhëna për ndodhitë në atë teritor.  Kjo gjithashtu është pjesë e sistemit të përgjithshëm të paralajmërimit në organizatë, sepse nëse nuk kemi të dhëna nga atje nuk do të dijmë për ngjarjet në atë territory, vendshtrirja e këtyre objekteve dhe vet vendi matës na jep informata të vlefshme për stuhi, kështu që në çdo rast këto të dhëna janë shumë të rëndësishme”- tha Kosta Llazaroski – Sekretar shtetëror në Drejtorinë për Punë Hidrometeorologjike

Riaktivizimi i kësaj Qendreje meterologjike mund të jetë një ndërmarrje me interes publik, sidomos për ato rajone që janë më të ekspozuara ndaj fatkeqive natyrore, siç janë edhe vërshimet.  /TvArt/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia