close
Top LajmeVendi

KODRA E DIELLIT: SHITJA E PRONAVE, PËRPLASJE EMV – VMRO

Screenshot_7

EMV: Nuk ka vendim për shitjen e hoteleve në Kodrën e Diellit  


VMRO-DPMNE-ja i ka bërë thirrje qeverisë, sic thanë në një konferencë për media, të mos guxojnë t`i vënë në shitje pronat e shtetit në Kodrën e Diellit. Nga opozita kanë publikuar edhe dokumente që sipas tyre, dëshmojnë se janë vënë në shitje hotelet në Kodrën e Diellit.

“Këshilli Drejtues i Ndërmarrjes më 17 dhjetor 2019 ka marrë vendim për publikimin e shpalljes për shitjen e hoteleve në Kodrën e Diellit – hotelet Sllavija dhe Kodra e Diellit. Me vendim të ushëheqësisë së Shoqatës Aksionare ELEM dhe LSDM-së po shitet një pronë milionëshe e ELEM-it dhe e qytetarëve të Maqedonisë.” –deklaroi Ivica Tomovski, VMRO DPMNE.

Këto pohime janë përgënjeshtruar nga ELEM-i. Në një komunikatë dërguar në redaksinë tonë thuhet se i punësuari në ELEM Ivic Tomovski në emër të VMRO-DPMNE-së ka dhënë informacione të rrejshme. Siç thuhet më tej në këtë komunikatë, personi në fjalë ka publikuar një vendim të qeverisë nga dhjetori i vitit 2019 dhe në vend që ta transmetojë me saktësi ka dhënë informacione të pavërteta.

“Nga vendimi shihet qartë se Qeveria si pronare e ESM-së ngarkon ndërmarrjen që në periudhën e ardhshme të dorëzojë Informatë me propozim-vendim për njërën nga zgjidhjet për Kodrën e Diellit të ofruara nga analiza thelbësore dhe studimi fizibiliti të përgatitura nga “Prajs Vaterhaus Kupers”, që ka të bëjë me shitjen e kapaciteteve. Informata për të cilën ngarkohet ESM-ja do të përgatitet së shpejti dhe në periudhën e ardhshme do të dërgohet në Qeveri dhe në procedurë qeveritare për shqyrtim, e më pas edhe për një vendim.”-vlerësuan nga elektranat e RMV-së.

Shoqata Aksionare Elektranat e Maqedonisë së Veriut kërkojnë nga VMRO-DPMNE-ja dhe personi Ivica Tomovski ta përgënjeshtrojnë këtë informacion dhe të kërkjojnë falje në të kundërtën, siç thonë, do të marrin masa juridike. /Artina Zeqiri/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia