Kolona të gjatë mërgimtarësh po kthehen në vendlindje

ANKESA PËR PRITJE TË GJATA NËPËR KUFIJ

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kolona të gjata pritjeje për të hyrë në shtetin e Maqedonisë, pikërisht në piken kufitare Tabanoc, disa nga qytetaret e anketuar nga ekkipi i TV KlanM, të cilët vinin nga mërgimi për tu kthyer në vendlindje u ankuan se kanë pritur një kohë të gjatë për të kaluar piken kufitare, ndërsa kishte edhe nga ato qytëtarë të cilet deklaruan se ia vlenë pritja për të ardhur në vendlindje.

–        Thuaj se një orë e gjysmë jemi këtu

–        E në kufirin tjetër?

–        Nga Hungaria për në Serbi, pritem 4 orë, mbrëm ndejtem në Beograd për të pushuar e që me ditë të kalojmë kufirin por edhe këtu shumë kolona sic e shihni edhe vetë.

–        Nga Gjermanis ke ardhur me familjen?

–        Po nga Gjermania jam me këto dy djemtë

–        Sa ditë do të rrini?

–        Do e martojmë vëllaun e vogel dhe do të rrim dy javë, deklaroi një mërgimtarë.

E nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë deklaruan se në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vendin tonë pritet nga 40 minuta deri në 1 orë, ndërsa në pikën kufitare Bogorodicë pritja për dalje nga shteti është rreth 30 minuta. Ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share