close
BotaTop Lajme

KOLONELI DEMIRAJ: REFUGJATËT AFGAN TË MONITOROHEN GJATË GJITHË KOHËS

60F7D076-9D3D-440F-9E07-35029B82E1A9

“SHBA-ja NUK DËSHTOI – PËRGJEGJËSIA TEK QEVERIA AFGANE”


Ushtaraku i njohur shqiptar, njohës i zhvillimeve në Afganistan, Koloneli, Dritan Demiraj, duke komentuar gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës për të strehuar refugjatë afganë dhe nëse ata përbëjnë rrezik për popullatën lokale, në një prononcim për Klan Maqedoni, tha se ata duhet të vendosen nëpër vende nga ku mund të monitorohen gjatë gjithë kohës.

DRITAN DEMIRAJ – KOLONEL

“Unë gjykoj që refugjatët afgan duhet të vendosen në vende të sigurta, të rrethuara, nga ku mund të monitorohen me kujdes të vazhdueshëm 24 orë. Pastaj, gradualisht duke kaluar koha dhe duke njohur përbërjen e këtyre grupeve, shërbimet intelegjente të të tri vendeve, shërbimet policore, agjencitë e sigurisë, kanë eksperiencë tashmë të shquar në këtë drejtim dhe gjykoj se nuk do të kemi problem”

Në pyetjen nëse SHBA-të kanë dështuar në Afganistan, Koloneli Demiraj thotë se ka pasur një marrëveshje që nuk deklarohet në opinion. Deri në vitin 2014 SHBA-të kanë patur objektivin për t`u larguar nga Afganistani. Nga ky vit e deri më 31 Gusht vazhdon misioni “Rezolut Suport”.  

DRITAN DEMIRAJ – KOLONEL

“Në gjykimin tim nuk kemi të bëjmë me dështim të misionit amerikan. Është një dështim krejtësisht i Qeverisë afgane dhe kjo qeveri duhet ta merr përsipër përgjegjësinë për këtë dështim. Gjatë këtyre viteve në Afganistan janë investuar 2.37 trilionë dollar shpenzime që nuk kanë qenë vetëm në fushën e mbrojtjes”

Koloneli Demiraj e sheh të vështirë operacionin e evakuimit si pasojë e pengesës së madhe që talebanët ua bëjnë qytetarëve që dëshirojnë të largohen nga Afganistani, kurse sipas tij, i vetmi lajm i mirë që vjen këto 10 ditët e fundit, është organizimi i frontit të rezistencës në Luginën e Panshirit.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia