close
SportTop Lajme

KOMBËTARJA E KOSOVËS: HUMBJE ME SHIJE FITOREJE

Kombetarja

Kosova mbrëmë ka pësuar humbje 5:3 në ndeshjen ndaj Anglisë. Megjithatë kjo ndeshje është cilësuar historike dhe lojtarët e Kosovës kanë marrë lavdata për paraqitjen e mirë kundër Anglisë.

Djemtë e Kosovës e nisën furishëm ndeshjen e mbrëmshme ndaj Anglisë. Që në sekondëne 34 Valon Berisha shënoi gol, mirëpo Anglia u rikthye furishëm shënuar 4 gola që në pjesën e parë si dhe një autogol për të përfunduar pjesa e parë me rezultat 5 me 1.

Në pjesën e dytë Kosova shënoi dy gola ndaj Anglisë ndërsa nuk e pranoi asnjë. 5 me 3 për Anglinë ishte rezultati i ndeshjes.

Trajneri kosovar i futbollit Bylbyl Sokoli thotë se Kosova është prezantuar denjësisht në ndeshjen e mbrëmshme.

Me tre golat e shënuar ndaj anglezëve si mysafirë, sipas gazetarit të sportit Florim Maliqaj “Dardanët” hynë në listën e pak ekipeve që kanë arritur të shënojnë më shumë se tri gola ndaj kësaj kombëtareje.

Sot nuk ka munguar as urimi i ambasadës amerikane të Kosovës rreth kësaj ndeshje sipas së cilës Kosova ka dëshmuar se është e gatshme për liga të mëdha.

Humbja nga Anglia e ka zbritur Kosovën në pozitën e tretë të grupit, pasi që Cekia ka fituar ndaj Malit të Zi.

Megjithatë gjasat e Kosovës për tu kualifikuar në euro 2020 janë të mëdha.

Kosova deri më tash ka pasur 15 ndeshje pa asnjë humbje.

Ndeshjen e radhës Kosova do ta ketë me Malin e Zi më 14 tetor këtu në Prishtinë, një muaj më pas me Cekinë në prag dhe menjëherë pas tri ditësh me Anglinë në Prishtinë. /Blerta Dalloshi-Berisha/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia