Kombëtarja, prej sonte në Tv Klan (VIDEO)

4 vjet në ekranin kampion me të gjitha ndeshjet

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit rikthehet sonte në ekranin e Televizionit Klan, për t’iu mundësuar të gjithë teleshikuesve në territorin e Shqipërisë ta ndjekin falas, në transmetimin tokësor, në High Definition.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndeshja me Izraelin në “Air Albania” shënon maratonën e transmetimeve ekskluzive në Tv Klan të të gjitha ndeshjeve të përfaqësueses sonë, zyrtare e miqësore, për 4 vjet me radhë.

Kontrata e nënshkruar me UEFA-n, e vlefshme deri në Qershor të vitit 2026 parashikon transmetimin falas të paraqitjes në të gjitha garat ndërkombëtare të FIFA-s dhe UEFA-s, brenda dhe jashtë territorit.

Mbështetja nuk do të jetë kështu vetëm në “Air Albania”, por edhe në çdo familje shqiptare, që do të mundet t’i përjetojë emocionet e lojës direkt nga ekrani i Tv Klan.

Edhe tifozët në stadium do të jenë të shumtë. Deri mëngjesin e sotëm është tejkaluar shifra e 16 mijë biletave të shitura, ndërsa FSHF beson se në stadium do të jenë afërsisht 19 mijë spektatorë.

Me një politikë të mirë me çmimet e biletave, Federata ka dashur që përfaqësuesja ta ndjejë nga afër atmosferën e stadiumit në ndeshjen ndaj Izraelit që është mjaft e rëndësishme për ecurinë në Ligën e Kombeve.

E dinë këtë edhe futbollistët e më së shumti stafi që do të vendosë në fushë lojtarët më të besueshëm për këtë sfidë. Ndryshimi i vetëm që pritet të bëjë Reja në formacion është se sulmi do t’i besohet Armando Brojës dhe Myrto Uzunit. Të dy të etur për gola me Kombëtaren.

Ndeshja do të nisë në 20:45 dhe me rikthimin në ekranin kampion të shqiptarëve, Tv Klan, do ta përcjellë atmosferën elektrizuese të stadiumit dhe emocionet e Kombëtares në çdo shtëpi, në territorin e Shqipërisë.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share