close
Vendi

KOMISION ANKETUES: XHAFERI REFUZON NISMËN E VMRO-DPMNE-së

unnamed-44-1

“KËRKESA TË HARMONIZOHET ME KUSHTETUTËN”


Kryeparlamentari Talat Xhaferi  si jo të rregullt e ka vlerësuar iniciativën e deputetëve të VMRO-DPMNE-së për formimin e komisionit anketues për tragjedinë në Tetovë.

Xhaferi I ka njoftuar deputetët e opozitës se kërkesa e tyre është në kundërshtim me amendamentin 33 të Kushtetuës, që del nga Marrëveshja e Prespës, respektivisht parasheh që emri kushtetues I vendit është Republika e Maqedonisë së Veriut, e jo Republika e Maqedonisë.

Deputeti I VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski paraprakisht në një konferencë për media ka deklaruar se shumica parlamentare refuzon propozim-vendimin për formimin e komisionit anketues.

ANTONIO MILOSHOSKI – DEPUTET I VMRO-DPMNE-së

“Vlerësojmë se me këtë gjest shumica parlamentare nuk dëshiron të zbardhet ky rast dhe nuk duan të kenë përgjigje pyetjet se kush e bart përgjegjësinë politike dhe penale për këtë tragjedi që shkaktoi vdekjen e 14 personave. Vlerësojmë se Zaevi ende po taktizon që ta mbrojë Ministrin Filipce, kurse shumica parlamentare LSDM-BDI që t`I mbrojë kompetentët në Komunën e Tetovës dhe në Spitalin Klinikë në Tetovë”.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi gjatë tre viteve të kaluara në shumë raste ka refuzuar nisma të VMRO-DPMNE-së për shkak se partia opozitare nuk e shfytëzon emrin kushtetues.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë afat prej 15 ditëve që ta harmonizojnë propozimin e tyre me Kushtetutën. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia