close
Vendi

KOMISIONERI VARHLEJI PËR VIZITË NË BULLGARI

Hungarian-commissioner-EPA-OLIVIER-HOSLET-e1574093728820-1280×720

Komisioneri për Zgjerim I BE-së, Oliver Varhelji, sic ka njoftuar Komisioni Evropian, do të qëndrojë për vizitë në Bullgari.

Siç njofton korespodenti I Agjencisë së Lajmeve – MIA nga Sofja, gjatë vizitës janë planifikuar takime me Presidentin bullgar Rumen Radev dhe Ministrin e Jashtëm, Svetlan Stoev. Siç transmetojnë mediat elektronike bullgare, nuk publikohen detaje për bisedimet në Sofje, por njerëz që janë të njoftuar me vizitën, siç shton Radioja Kombëtare bullgare, thonë se temë e bisedimeve do të jetë vetoja e Bullgarisë për fillimin e negociatave me RMV-në.

Të gjitha mediat kryesore bullgare raportojnë për vizitën e eurokomisionerit, Oliver Varhelji, të dytën në Bullgari, prej se më 21 Maj bashkë me Ministrin e Jashtëm portugez Augusto Santosh Silva realizuan më shumë takime me zyrtarë të lartë të Bullgarisë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia