close
Sport

KOMISIONI DISIPLINOR I FFM-së NDËSHKON FC SHKUPIN

Shkupi – Shkëndija

GJOBA PREJ 5000 EURO DHE DY NDESHJE PA PUBLIK


 Lideri i tabelës në Ligën e Parë të futbollit, FC Shkupi , për shkak të incidentit  në ndeshjen derbi me Shkëndijën është gjobitur me  dy ndeshje  pa publik dhe do të duhet të paguajë një gjobë prej 5 mijë eurosh.

 

Ngjarjet në duelin Shkupi-Shkëndija i kanë kushtuar shtrejntë skuadrës shkupjane. Hudhja e gjësendeve nga ana e publikut në drejtim të futbollistëve mysafirë dhe futja e personave jozrytarë në zonën e ndaluar janë ndëshkuar nga Komsioni për Disiplinë i FFM-së. Duke llogaritur shkallën e shkeljes, grumbullimit të fakteve dhe deklaratave nga dy palët e përfshira, Disiplina vendos gjobë prej 5 000 eurove për FC Shkupin dhe mbylljen e tribunave në 2 ndeshje si vendas.

Shkupi është lider në Ligën e Parë me 42 pikë, ka përkrahje të madhe nga publiku i “Çairit”, andaj handikap do të jetë paraqitja para tribunëve bosh në duelet me skuadrën e dytë të Akademisë Pandev dhe më pas edhe kundër Tikveshit./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia