close
Vendi

KOMISIONI EUROPIAN APEL PËR NEGOCIATAT: TË HIQET SA MË PARË VETOJA NGA BULLGARIA

ek

Shqipëria pret që të ndahet nga Maqedonia e Veriut në çështjen e negociatave ndërkohë që vetoja bullgare mbetet ende në fuqi. Për Komisionin Europian të dyja shtetet i kanë plotësuar detyrat e shtëpisë ndërsa për vendimarrjen në rastin e vendosjes së një date për konferencën e parë ndërqeveritare duhet votë unanime e të 27 shteteve anëtare.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero në një deklaratë për mediat e Shkupit shpreh besimin se presidenca e re franceze do te gjejë rrugët e duhura diplomatike për të bindur Sofjen tani që atje drejton një qeveri të re. Sipas saj nëse vijohet me bllokimin e negociatave do të vihej në pikepyetje besueshmëria e Brukselit në raport me shtetet kandidate kur ato i plotësojnë reformat e kërkuara.

Bullgaria ka kërkuar gjashtë muaj kohë në mënyrë që të dy shtetet të arrijnë në një marrëveshje për çështjet e mbetura pezull. Pisonero thekson se përpara thirrjes së konferencave ndërqeveritare vendet anëtare të BE-së duhwt që të përfundojnë diskutimet mbi kornizat negociuese sa më shpejt që të jetë ë mundur. Kërkesën për ndarje nga Maqedonia e Veriut, Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në konferencën e fundvitit duke garantuar se do të merret mendimi i qytetarëve nëpërmjët nismës për këshillim kombëtar.

Vetë ministri i Jashtëm i Maqedonisë Bujar Osmani, ka deklaruar se është e drejta e Shqipërisë që të kërkojë ndarjen ndërsa një variant i tillë i paraqitur nga komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi nuk ka marrë endeë tani mbështetjen e shumicës së shteteve anëtare.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia