close
Vendi

KOMISIONI MAQEDONASO – BULLGAR NË VENDNUMËRO

komisija-216639-696×443

Takimi i 16-të dyditësh në mes historianëve nga Maqedonia e Veriut dhe nga Bullgaria nuk ka sjellë tejkalim të dallimeve në qasjen e trajtimit të historisë  në librat shkollorë.

MPJ

“Qasja që bazohet në përvojat pozitive evropiane dhe në rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe UNESKO-s mbetet baza e punës së palës maqedonase në Komision dhe prej këtu dalin keqkuptimet kryesore me kolegët nga Sofja, të cilët mbeten në qasjen që është e huaj për kuptimin bashkëkohor të arsimit historik që nënkupton qasje nga më shumë perspektiva.”

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se të dyja palët janë larg zgjidhjes drejt përmirësimit të procesit arsimor dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Kryetari i ekipit bullgar, Angel Dimitrov, që para fillimit të takimit, në deklaratën politike theksoi se Maqedonia e Veriut nuk është e gatshme për fillim të negociatave aderuese me BE-në, ndërsa menjëherë vijoi edhe qëndrimi i autoriteteve në Sofje se vetoja do të mbetet. Në palën maqedonase ka optimizëm se  me ndërmjetësim ndërkombëtar është i mundur nënshkrimi i marrëveshjes me Bullgarinë si përgjigje ndaj kushteve të caktuara./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia