close
Ekonomi

KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË ME METODOLOGJI TË RE

Screenshot_6

 Prej të hënën do të ulen çmimet e karburanteve


Komisioni Rregullator për Energjetikë solli metodologjinë e re ku prej ditës së hënë sërish çmimet do t’i rregulloj ky komision. Pritet të ketë ulje të çmimeve të derivatëve të naftës.

Komisioni Rregullator për Energjetikë në metodologjinë e re për llogaritjen e çmimeve të derivateve të naftës rriti diferencën e shitjes me pakicë nga 3.2 në 4.6 denarë për litër, duke bërë kështu një kompromis me tregtarët që kërkonin që ajo të jetë deri në 6.5 denarë për litër.

Është e paqartë se përse rregullatorët njoftojnë se me metodologjinë e re çmimet e karburanteve do të ulen nga një në dy denarë për litër kur në të njëjtën kohë rritet marzhi i shitjes me pakicë.

Nënkryetari i i Komisionit Rregullator për Energjetikë Kushtrim Ramadani informon se në metodologji harxhimi për transport në shtet është llogaritur në 0.75 denarë për litër, ai njoftoi se do të ketë ulje të derivatëve të naftës.

Përveç marzhës së tregtarëve, kritere kryesore nga të cilat do të varet çmimi i shitjes me pakicë, mbeten kursi i dollarit në krahasim me denarin dhe lëvizja e çmimit të naftës së papërpunuar nga tipi Brent të berzave botërore.

Të hënën për herë të parë do të shfrytëzohet metodologjia e re dhe do të shihet se a do të plotësohen paralajmërimet e rregullatorëve për uljen e çmimeve të karburantëve ose sërish në të kundërtën në pritje do të ketë të rafinuara derivate të naftës. /Xhumadije Ibraimi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia