close
EkonomiVendi

KOMPANITË DHE PASOJAT NGA KORONA-KRIZA

o_375928_1024

Disa nga kompanitë vendase me siguri nuk do t’i mbijetojnë pasojat nga kriza korona, por të tjerat ndoshta pas kësaj periudhe do të dalin më të forta dhe do të realizojnë fitim më të madh. Këtë zhvillim të ngjarjeve e pret Goran Antevski, drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Rade Konçar TEP” në Shkup, i cili goditjen më të madhe për sektorin elektro-metalik e pret në vjeshtë. Shpenzimet e ulura për udhëtime dhe takime, me punë nëpërmjet internetit dhe shpesh prej në shtëpi, sipas tij do të jenë përfitimet pozitive prej krizës.

Në industrinë elektro-metalike pasojat nga kriza korona pritet të ndjehen pas përfundimit të verës, sepse që tani ka numër më të ulët të projekteve dhe kërkesave nga klientët. Dikush ndoshta nuk do ta përballojë këtë goditje, por të tjerët ndoshta do të dalin edhe më të fortë, thotë drejtori i “Rade Konçar”, kompani për prodhimin e trafostacioneve dhe tabelave të rrymës.

“Ne gjithsesi shpresojmë të ndryshojë kjo, se edhe Evropa do të ketë lëvizje, kështu që një pjesë e produkteve tona shkojnë atje, kështu do të lëvizë edhe prodhimtaria jonë. Ndonjëherë duhet të ndodhin gjëra të këtilla që të mund të kuptojmë se mund të funksionojmë në mënyrë tjetër. Disa nga kompanitë nuk do ta mbijetojnë këtë, duhet ta kemi të qartë dhe ta kuptojmë, por ato që do ta mbijetojnë do të kenë treg më të madh për punë, ndoshta do të jenë më të mirë, më efikasë dhe do të realizojnë më shumë përfitim”, tha Antevski.

Kompania e tij deri më tani nuk ka kërkuar ndihmë nga shteti, në shenjë të solidaritetit, siç thotë Antevski.

“Sepse si kompani jemi të përgjegjshëm ndaj shtetit dhe mendojmë se mundëm dhe arritëm në një farë mënyre ta kalojmë atë krizë. Të kemi prodhimtari më të ulët nga ajo që ishte planifikuar, por mendojmë se nuk jemi aq të prekur që të kërkojmë ndihmë nga shteti”, tha Atevski.

Megjithatë mendon se do të ishte më mirë që një pjesë e masave qeveritare të zbatoheshin më herët.

“Sipas mendimit tim masat ekonomike u vonuan, por kjo është, çfarë të bëjmë, qeveria teknike nuk mund të vendeste për disa probleme, aq shpejt dhe me efikasitet siç mund të vendosë ndonjë qeveri tjetër që do të vijë në periudhën që vjen”, tha Antevski.

Antevski thekson se nuk mund të parashikojë saktë si do të duket “normaliteti i ri” i sektorit të biznesit. Është i bindur se në mes përfitimeve pozitive do të jetë edhe efikasiteti i treguar deri më tani i njerëzve që kanë punuar nga shtëpia, si dhe ulja e shpenzimeve për udhëtime dhe takime, të cilët tani në masë të madhe kryhen online./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia