close
Vendi

KOMPANITË E VENDIT DO TË MARRIN PJESË NË TENDERAT E NATO-s

45BB6890-1E29-42BA-8A1E-8DDAAFDDE6B1

SHEKERINSKA: BUXHETI NË NIVEL VJETOR, 5 MILIARDË EURO


Qendra për mbështetje e NATO-s do tu mundësojë kompanive vendore që të marrin pjesë në tendere  të Aleancës, për nevojat e NATO-s. Kompanitë do të mund të aplikojnë dhe të fitojnë nga buxheti I përgjithshëm që në nivel vjetorë kap shifrën prej 5 miliardë eurosh. Kjo gjë do të funksionojë nga dita e sotme në ministrinë e mbrojtjes.

RADMILA SHEKERINSKA, MINISTRE E MBROJTJES

“Anëtarësimin tonë në Aleancën e NATOS-s dëshiruam ta shohim edhe si shans për rritjen e efikasitetit  dhe mendoj se hapja e sotme zyrtare e Qendrës, tregon se me të vërtetë e kemi rritur efikasitetin edhe të institucioneve tona. Por me bashkëpunimin vërtetë të mirë me Ministrinë e Financave arritëm që në afat shumë të shpejtë të sjellim ligjin  cili do të na jem shans që të formohet qendra dhe të hapet procedura për kompanitë vendore”

Zëvendësministri I financave Dimitar Kovaçevski paralajmëroi se do të ketë bashkëpunim intensive me odat ekonomike dhe kompanitë që t’u ndihmohet në procedurën e kyçjes në tenderat e NATOs. Ai nënvizoi se përvoja e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s ka treguar se përskaj forcimit të sigurisë, realizohen edhe shumë përfitime të tjera ekonomike për shtetin.

Informacionet për këtë çështje mund të merren në ueb faqen e ministrisë së mbrojtjes. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia