close
Sport

KOMUNA E BOGOVINËS: NË KALLNIK PËRUROHET FUSHA SPORTIVE

Albon Xhemaili kryetar i Komunës së Bogovinës

Projekti është financuar nga buxheti i Komunës së Bogovinës


Në vazhdën e realizimit të disa projekteve në kuadër të komunës së Bogovinës, sot me një solemnitet rasti u përuruar fusha e sportit për 165 nxënësit e shkollës fillore “Dervish Cara” në fshatin Kallnik. Në aktin e përurimit të këtij projekti morën pjesë, zyrtarë komunal, nxënës e arsimtarë, ndërsa përurrimin e bëri kryetari i Komunës Albon Xhemaili.

Mua më vjenë mirë që sot jemi këtu prezent në hapjen solemne të këtij terreni shkollor sportiv. Faktikisht ka qenë edhe një premtim i imi gjatë fushatës kur kam thënë se shkolla fillore në fshatin Kallnik, do të ketë edhe një fushë sportive. Siç thashë ka ikur koha e premtimeve boshe, por tani jemi në një epokë të re kur fillojmë edhe realizimin se çka kemi thënë na. Ky ësahtë një projekt kryekëput i financuar nga buxheti i Komunës së Bogovinës, projekt i cili ka kushtuar  1.4 milion denar” deklaroi Albon Xhemaili kryetar i komunës.

Fusha e sportit që ka një hapësirë 1000 metra katror e ndërtuar sipas standardeve ekzistuese, do t’u shërbej nxënësve për t’i zhvilluar aktivitet sportive, sidomos në futbollin e vogël. /Shaban Sinani/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia