close
Top LajmeVendi

KOMUNA E KËRÇOVËS KA NDARË SUBVENCIONE PËR ULJEN E PAPUNËSISË

komuna-e-kercoves-ka-ndare-subvencione-per-uljen-e-papunesise_5d931e23cdca2

Në bazë të programit për mbështetjen e zhvillimit ekonomik lokal në të cilin është paraparë buxhet për mbështetjen e bizneseve private dhe subvencionimit të punësimit, si dhe mbi bazë të planit operativ dhe drejtime për zbatimin e masave për vetëpunësim sot në Komunën e Kërçovës janë nënshkruar marrëveshjet e para me fitues aplikues mbi bazë zë programit të sipërpërmendur.

“Kisha kënaqësi që sot i nënshkrova marrëveshjet e para me firma të cilat i kanë përmbushur kriteret rreth thirrjes publike dhe personave të papunë të komunës sonë për subvencionimin e hapjes e bizneseve të reja dhe punësimin e personave të papunë. Me këtë masë drejtpërdrejt i ndihmojmë biznesit lokal dhe kontribuojmë sa të mundemi për uljen e papunësisë në komunën tonë”, theksoi kryetari Fatmir Dehari.

Vlera për subvencionim arrin 180.000 denarë mjete të pakthyeshme si dhe për lirim nga taksa për formimin në dy vitet e ardhshme, për çdo aplikim i cili i përmbush kushtet sipas konkursit të komunës.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia