Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), për partneritete të reja dhe buxhetim më të mirë komunal, me qëllim të përforcimit të kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve të komunave, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me Komunën e Shkupit dhe të të Gostivarit
Komuna e Gostivari dhe ajo e Shkupit do të bashkëpunojnë me USAID-in në projektin “Partnerët e rinj dhe buxhetimi më i mirë komunal”
Memorandum bashkëkunimi u nënshkrua sot në Shkup, ku merrnin pjesë Ambasadorja amerikane, Kate Marie Byrnes, ministrtat e financave dhe pushtetit lokal dhe kryetarë komunash.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit Arsova tha se besoj që me këtë memorandum bashkëpunimi, së bashku do të mundësojmë përmirësimin e funksionalitetit të administratës tatimore lokale dhe rritjen e pagesës të të ardhurave nga burimet vetanake. Kjo është e një rëndësie të veçantë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës social dhe ekonomik lokal, por edhe një hap drejt rritjes së përgjegjësisë sociale të të gjithë aktorëve shoqërorë.
Kryetarja shtoi se ky bashkëpunim kyç mund të kontribuojë në tejkalimin e sfidave, përmirësimin e procesit të buxhetimit dhe të krijon zhvendosje pozitive në drejtim të sigurimit të qëndrueshmërisë në financat komunale. Në të njëjtën kohë, përmirësimi i procesit të decentralizimit fiskal është i domosdoshëm për t’iu mundësuar komunave pavarësinë e nevojshme në veprim, por edhe pavarësi më të madhe në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.
Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari ndër tjerash theksoi se përkrahja e Projektit të USAID-it për forcimin e kapaciteteve tona se si të jemi më transparent ndaj qytetarëve është thelbësore, por edhe si t’i përfshijmë ata në proceset e vendimmarrjes, veçanërisht në planifikimin e buxheteve komunale.