close
Top LajmeVendi

KOMUNA E TEARCËS: MOS GRUMBULLIMI I MBETURINAVE – REVOLTOHEN QYTETARËT

Screenshot_33

PAS DY MUAJVE NISI GRUMBULLIMI I MBETURINAVE


 

Kështu duken mbeturinat e pambledhura në vendbanimet e Komunës së Tearcës tashmë një kohë të gjatë.

Kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri, për Klan Maqedoni, siguron se pas disa javësh ngecje, ka filluar mbledhja e mbeturinave  në terren, nga ndërrmarja e kontraktuar prej komunës. Komuna tha ai ka bërë participimin e pjesshëm të detyrimeve ndaj Ndërmarrjes për Menaxhimin dhe grumbullimin e mbeturinave Pollog-Rusino.

NUHI NEZIRI-KRYETAR I KOMUNËS SË TEARCËS

Është duke vazhduar tendenca, e cila besoj nuk duhet të kalojë në instance tjera, por realishtë duhet gjendur mundësinë edhe pse ato janë pengesa teknike. Fatmirësisht, sot mjetet e transportit nga kompania e cila është e kontraktuar për të realizuar grumbullimin e tyre është në terren. Dhe kanë filluar për të grumbulluar, të gjitha mbeturinat në të gjitha vendbanimet e komunës së Tearcës.

Banorët e vendbanimeve të Komunës së Tearcës, me javë të tëra janë përballur me problemin e mos grumbullimit të mbeturinave. Të revoltuar u shprehën se grumbullimi është dashur të fillojë më herët, e jo tani, ngase është bërë shumë vonë.

“A desh prej dje të fillojnë, jo sot. Janë pak me vonesë”

 “Ende s`kanë ardhë me i marrë mbeturinat, a unë e bëjë pagesën. Ku o problem, unë nuk e di a tek kryetari a te kompania që miret me atë punë”

 

“Mbeturinat, që 1 muaj ditë, nuk janë duke i marrë, se ç`ka bëjnë kush e di. Për çka mos me i marrë, apo s`kanë ku I dërgojnë, a do I marrin a jo?”

 “Nuk vijnë në rregull, a pagesa bëhet, nuk e di a do jetë tani dikush tjetër, tash që do e marre këtë përsipër”

 I mbledh një bashkëfshatar, privat I mbledh, e paguajmë kështu edhe I dërgon, ka gati dy muaj që nuk janë mbledhur mbeturinat, afër dy muaj që skanë ardhë hiç”

 Autoritetet e Komunës së Tearcës por edhe qytetarët e kësaj Komune shpresojnë se një kaos I këtillë nuk do të përsëritet në të ardhmen. Madje Kryetari Neziri tha se do të insistojë që të gjendet një model që të mos neglizohet grumbullimi I mbeturinave. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia