close
EkonomiVendi

KOMUNAT: HARXHIMET DO TË NDIQEN PËRMES “FINANCAVE TË HAPURA”

Nina-Angelovska-4

Me azhurimin e internet platformës së re “finansa të hapura” ku secili mund të shohë ku dhe si harxhohen paratë buxhetore të institucioneve shtetërore, tanimë rishikim të këtillë mund të bëhet edhe për harxhimet komunale në vend. Qëllimi është, përmirsimi I efikasitetit dhe transparencës së tyre, e cila sipas analizave të organizatave joqeveritare, për momentin janë në nivel shumë të ulët.

Komunat, tani e tutje, nuk do të mund të fshihen pas institucioneve shtetërore kur bëhet fjalë për harxhimet e parave të taksapaguesve. Transparenca e tyre për momentin është vlersuar si e “turbullt”, kështu që me qasjen publike pritet më shumë përgjegjësi gjatë punës dhe zvogëlim të harxhimeve.

“Në një situatë të këtillë, kur vazhdimisht flasim për solidaritetin, vazhdimisht nxisim edhe përgjegjësinë. E vërtetë është se këto vegla për rritjen e transparencës, nënkuptojnë , jo vetëm llogaridhënie më të theksuar por edhe përgjegjsi më të madhe për atë se ku dhe si harxhohen paratë, shkaku se tani edhe qytetarit I mundësohet mbikqyrje. Tani shoqeria mund ti shikojë të gjitha transaksionet dhe të parashtrojë cfarëdolloj pyetjesh deri te personat competent”,tha Angellovska.

Sipas indeksit për transparencë aktive, nga Qendra për komunikim ndërqytetar, 14 komuna janë në majë të listës sipas transparencës, bashkë me institucionet tjera, me një transparencë të mirë dhe aktive. Vegla online pritet të rrisë vetëdijen publike për shpenzimin e parave të taksapaguesve, për të cilat, në shumë raste, autoritetet lokale nuk informojnë qartë. Në vendet më të zhvilluara, është praktikë që komunat të hartojnë një plan gjysmë-vjetor ose vjetor të shpenzimeve, si dhe një raport për paratë e harxhuara, të dorëzuara në secilën familje në mjedisin e caktuar./KlanMAcedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia