close
Rajoni

Komuniteti ndërkombëtar reagon për Kosovën

weffewfweewfew

BE kërkon dialog, Rusia del në mbrojtje të serbëve

Pas tensioneve që shkaktoi zbatimi nga Kosova i masave të reciprocitetit me Serbinë, Bashkimi Europian fton udhëheqësit e Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel për të gjetur zgjidhje për të gjitha mosmarrëveshjet.

“E përsëris, të gjitha mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë duhet trajtohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Kjo është e rëndësishme për njerëzit si në Kosovë edhe në Serbi por edhe për perspektivën europiane të dy vendeve”.

Më herët, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikën e jashtme Zhozep Borrell përshëndeti vendimin e qeverisë Kurti për shtyrjen deri më 1 Shtator të zbatimit të masave, për t’i dhënë mundësi zgjidhjes së kësaj situate përmes dialogut.

Për tensionet Kosovë – Serbi reagoi edhe ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushollu. Përmes Twitter, ai ofroi ndërmjetësimin e Ankarasë për zgjidhje paqësore. Thirrje për zgjidhje me dialog bëri edhe kryediplomati grek Nikos Dendias.

Ndërsa Ministria e Jashtme ruse u rendit në krah të serbëve të Kosovës, duke thënë se ata kanë të drejtë të mbrohen. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme në Moskë, Maria Zaharova i quajti provokime, përpjekjet e Prishtinës për të vendosur reciprocitetin me Serbinë.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia