close
Bota

Konferenca e donatorëve për Ukrainën

thumbs_b_c_d30ebafc0194f2bbb62f4977bc0c10a3

KOSTOJA E RINDËRTIMIT LLOGARITET RRETH 540 MILIARDË EURO

Liderët e shteteve kryesore evropiane diskutuan në kryeqytetin polak Varshave në konferencën e donatorëve për të mbledhur fonde në përpjekjet humanitare për të ndihmuar Ukrainën e shkatërruar nga lufta. Kostoja totale e procesit të rindërtimit të Ukrainës pas përfundimit të luftës për momentin luhatet rreth 540 miliardë eurove.

Ne konferencen e donatoreve ne Varshave lideret pjesmarres theksuan se nevojat e Ukrainës janë të mëdha për shkak të shkallës së madhe të dëmeve nga lufta dhe rreth 16 milione rrefugjateve qe kane lene shtepite dhe kërkojnë ndihmë urgjente per strehim, ushqime dhe furnizime mjekësore.
Kostoja totale e procesit të rindertimit te Ukrainës pas përfundimit të luftës për momentin luhatet midis 220-540 miliardë eurove.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ne një fjalim video kërkoi tërheqjen e trupave ushtarake ruse nga territori ukrainas. Ai propozoi qe secili shtet perendimor te marre ne patronazh rajonet e shkaterruara nga lufta dhe vendit te tij ti jepet menjehere statusi kandidat ne BE.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se është thelbësore të mobilizohet ndihma e menjëhershme ndërkombëtare, e cila aktualisht mbulon më pak se 15 për qind të asaj që nevojitet. Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e krijimit të një fondi solidariteti për Ukrainën për të ndihmuar në ofrimin e shërbimeve bazë në vend dhe për të përmbushur nevojat imediate të qytetarëve. Ky fond sipas zyrtareve evropiane në një afat më të gjatë do të shërbejë si shtylla kurrizore për rindërtimin e një Ukrainë të lirë dhe demokratike.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia