close
EkonomiVendi

KONFERENCA: RIMËKËMBJA EKONOMIKE PAS COVIDIT

9AF8A097-96B8-44C0-BC14-AE1BFE0B7C78

FATMIR BESIMI: COVID-19 NUK DO TË NA MPOSHT


Maqedonia e Veriut është njësoj e goditur si gjithë bota nga kriza korona, ndërsa rruga për dalje nga ngecja ekonomike shpie në ndihmë për ekonominë dhe ruajtjen e vendeve të punës. Kjo është tema e Forumit Ekonomik dyditësh për rimëkëmbje dhe zhvillim pas pandemisë, që ka filluar nën organizimin e Ministrisë së Financave. Gjysma e parë e vitit 2021 ka treguar rritje të BPV-së, falë ringjalljes ekonomike pas imunizimit të popullatës, ka ardhur në përfundim Finance Think.

Udhëzime për rimëkëmbje dhe zhvillim pas dëmeve që i shkaktoi kriza më e madhe shëndetësore dhe ekonomike e këtij shekulli, gjatë së cilës u humbën jetë njerëzish, biznese dhe vende pune, kanë vënë në dukje disa përfaqësues shtetërorë dhe ndërkombëtarë në Forumin e Parë Ekonomik nën organizimin e Ministrisë së Financave. Nikoqiri, Ministri Fatmir Besimi takimin e hapi me shpresë se “Covid-19 nuk do të na mposhtë”.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

“Ne jemi pjesë e aleancës globale për luftë kundër Covid-19 dhe sot këtu do të flasim për rimëkëmbje, rritje dhe zhvillim të përshpejtuar. Vitin e kaluar u përballëm me rënien më të lartë të BPV-së gjatë tri dekadave të fundit, kemi parashikuar rënie 4,5% në vitin 2020 dhe sipas llogaritjeve tona kjo do të ishte rënie edhe më e lartë, por arritëm që ta lehtësojmë që të mos arrijë deri 8,7%, kemi shpenzuar rreth 11% të BPV-së për ruajtjen e vendeve të punës dhe mbështetje të ekonomisë.”

Ekonomia globale dhe zinxhiri i furnizimit janë ndryshime në masë të paparashikuar, njësoj si në SHBA, ashtu edhe në Evropë, kështu që tani është më mirë që “nga kriza të nxirren mundësi të reja”, konsideron ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Bërns.

KEJT BËRNS, AMBASADORE, SHBA

“Shumë kompani i kanë zgjeruar kapacitetet e tyre dhe kanë vendosur të invesotojnë këtu, që të jenë më afër tregjeve ku i plasojnë produktet e tyre. Kompani automobilistike, që kanë mbi 10 mijë vende pune i kanë rritur investimet në këtë vend, zgjerohen edhe kapacitetet prodhuese në fabrika, shtohen mbi 1 mijë të punësuar. Tregtia po zgjerohet, Covid-19 ka penguar këmbimin personal, ofrohen edhe shërbime online.”

Virus më i tmerrshëm se Covid-19 është korrupsioni i përhapur, paralajmëroi Zv/Kryeministri Artan Grubi, duke bërë thirrje për luftë të bashkuar kundër tij.

ARTAN GRUBI, ZV/KRYEMINISTËR

“120 milionë euro humben në korrupsion në vendet anëtare të BE-së, kjo shumë më parë ka qenë gjithë buxheti i BE-së. 20-25% e marrëveshjeve për prokurime publike lidhen me korrupsionin. Për këtë arsye duhet të fillojmë të denoncojmë raste të korrupsionit – sot. Nuk flasim për propagandë, jo për akuza të pabaza partiake, por raste të vërteta, të argumentuara faktike. Të gjithë duhet të bashkohemi dhe t’ia ndalojmë rrugën korrupsionit. Ky është virus edhe më i tmerrshëm.”

Këto komente u bënë në Konferencën e parë vjetore “Rimëkëmbja dhe rritja ekonomike pas Covidit” që organizohet nga Ministria e Financave. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia