Konferencë Ligë: Drita shpreson të kualifikohet në raundin e tretë

Drita sonte do të zbresë në fushën e blertë me synim të qartë  që të kualifikohen  në rrethin e tretë të Conference Leagues.

Në ndeshjen e pare skuadra gjilanase barazoi me Antwerpin në udhëtim pa gola javën e kaluar, ndërsa tash e ka mundësinë të siguronë  kualifikim për në fazën tjetër, në ndeshjen  e sontme para publikut vendas

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ekipi Drita bëni lojë të mirë edhe në ndeshjen e parë në Belgjikë dhe kjo jep shpresë që ata do ta përsërisin atë, por që do të jenë më konkretë dhe të shënojnë gola këtë radhë.

Trajneri Ardian Nuhiu është shprehur optimist para lojës së sontme, ku Drita do ta ketë përkrahjen e madhe të tifozëve të saj në stadium.

Skuadra jonë është mirë, futbollistët janë maksimalisht të fokusuar dhe kanë motiv të veçantë përpara ndeshjes së kthimit me Antwerpin. Realisht është një mundësi shumë e mirë për të kaluar tutje, sidomos pas rezultatit në ndeshjen e parë. Kundërshtari nuk është aspak i lehtë, pasi bëhet fjalë për një ekip agresiv që bën presion të lartë dhe ka lojtarë cilësorë në përbërje. Sigurisht se do të jetë e vështirë, ka thënë trajneri Ardian Nuhiu.

 

Ndeshja Drita -Antwerp luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim në në ora 19:00.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share