close
Rajoni

Konfirmohet varianti i ri i Covid në Shqipëri

omicron

ISHP: NGA 556 MOSTRA, 46 REZULTUAN ME VARIANTIN E RI TE COVID-19


Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar prezencën e variantit BA.2 të Omikron, pas marrjes së përgjigjes së analizave nga laboratori i referencës në Gjermani. ISHP thekson se më të prekur nga ky variant janë personat e pavaksinuar.

Varianti BA.2 i Omicron ka prekur tashmë popullatën edhe në vendin tonë. Lajmin e konfirmoi ISHP pas përgjigjeve të ardhrua nga laboratori i referencës në Gjermani, ku prej 556 mostrave, 46 prej tyre rezultuan me variantin e ri

ARTAN SIMAKU – EPIDEMIOLOG

Rastet me variantin BA.2 janë evidentuar ne Bashkite me te medha te vendit. Per shkak te transmetueshmerise se larte ky variant i Omicron pritet te jete dominues ne javet ne vijim

ARTAN SIMAKU – EPIDEMIOLOG

Sipas Institutit të Shendetit Publik nga varianti BA.2 i Omicron rezultojnë me te prekur te rriturit dhe te pavaksinuarit

ARTAN SIMAKU – EPIDEMIOLOG

Specialistet u bejne apel qytetareve te vaksinohen per t’u mbrojtur nga covid-19 dhe veçanerisht nga varianti i ri BA.2

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia