close
Vendi

KONJARE: SHTETI I PAFUQISHËM KUNDREJT NJË KOMPANIE

Screenshot_29

UJI U AFROHET SHTËPIVE, INSPEKTORATET HETOJNË


Kjo nuk është një liqen natyral, por është i krijuar me devijimin e rrjedhës së lumit Pçinja, e është krijuar për të nxjerr më lehtë zallen. Kërkesa e banorëve për të ndaluar me gërryerje po hasin në vesh të shurdhër tanimë me vite, e sot banorët ishin mbledhur për ta pritur inspektoren, Ana Petrovska.
Tek ajo shohin shpresë se më në fund, institucionet do ta sjellin vendimin e duhur, po për lajme të mira do të duhet të presin ende.
ANA PETROVSKA, DREJTORESHË E INSPEKTORIT PËR AMBIENT JETËSOR

Unë u besoj dhe këtë nuk e kontestoj, por pyetja është se si kjo të dëshmohet në procedurë hetuese sepse secili inspektor e ka fushën e vet të veprimit.
– A ka provë më të mirë se ata e kanë shkel marrëveshjen dhe lejen për eksploatim? Sepse i kanë gërryer dhe i kanë nxjerrë ujërat nëntokësore. Gjatë gërryerjes nëse paraqiten ujëra nëntokësore që hyjnë në fushë që është dhënën nën koncesion, menjëherë duhet të ndalet me gërryerjen dhe të lajmërohen.
E pash atë!
I kemi 56 inspektor atje, shpresoj se me dokumentacionin që do ta mbledhim do të ketë prova të mjaftueshme që të gjejmë zgjidhje për këtë problem.

“Liqeni artificial” që është krijuar në afërsi të fshatit Konjare, çdo ditë e më shumë po i afrohet shtëpive, e tokën që ka qenë një ndër më pjellorët në këtë rajon, tanimë as që punohet nga fshatarët.
Në vitin 2008, një fëmijë 8 vjeçar është zhdukur, e deri më sot askush nuk e din se ku është. Banorët dyshojnë se ai mund të ketë përfunduar pikërisht në ndonjërin prej këtyre liqeneve të krijuar. Pas këtij rasti tragjik, familja ka mbyllur shtëpinë dhe është shpërngulur në një qytet tjetër.
Petrovska nuk dha afat konkret kohor se kur do të përfundojë hetimi. Banorët i thanë se nuk do të lejojnë që të gërryhet edhe nëse shteti nuk do ta ndalon punon e kompanisë.

Ta keni parasysh se këto qytetarë janë të gatshëm që ta mbrojnë këtë pjesë… Me gra e me fëmijë do të dalim.

/KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia