Konkursi për 600 policë: Spasovski- 870 janë drejt pensionimit

PËR RYSHFETIN NË “BLLACË” DO TË KETË EDHE PËRGJEGJËSI MATERIALE

Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë hapi konkurs për pranimin e 600 zyrtarëve të ri policor. E ministri, Oliver Spasovski thotë se këto vende të reja pune pranë MPB-së, janë hapur për shkak të penisionimit të 870 të punsuarve në MPB. Madje sipas Spasovskit edhe në kohë krizash, siguria është rëndësishme për shtetin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Këtë vit pensionohen rreth 870 persona nga Ministria e Punëve të Brendshme, kurse ne punësojmë 600 persona. Kjo është vetëm për krahasim, ta dini se nuk janë mjete shtesë që ne i kërkojmë në buxhet, por janë mjete që janë në dispozicion të MPB-së, punësojmë”, deklaroi Oliver Spasovski ministër i MPB-së.

Njoftoi se do të ketë edhe përgjegjësi materiale për ryshfetin në “Bllacë” që u denoncua në emisioni Stop të TvKlan.

“Zyrtarët policorë që bënë vepër penale rreth ryshfetit, për ta janë parashtruar kallëzime penale përkatëse, janë suspenduar nga vendi i punës. Për të gjithë zyrtarët policorë, dmth atje punon kontrolli i brendshëm, rreth shkatërrimit të mjeteve për punë, për këtë ekzistojnë rregullore, udhëzime, si dhe në çfarë mënyre përdoren mjetet dhe gjithsesi se përveç përgjegjësisë disiplinore do të ketë edhe përgjegjësi materiale”,deklaroi Oliver Spasovski ministër i MPB-së

Pas denoncimit me zë dhe figure se zyrtarë policor në pikën kufitare Bllacë kishin marrë ryshfet nga shtetasit shqiptarë që kalonin kufirin për hyrje në RMV, dy zyrtarët policer u supsenduan menjëherë nga vendi I punës./KlanMacdonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share