close
Vendi

KONKURSI PËR REGJISTRUES RAJONAL – DERI MË 25 GUSHT

C6A9F6B8-2F55-4553-A2E7-96D2CAA84658

Deri më 25 Gusht, të gjithë kandidatët e interesuar për Regjistrues rajonal, mund të paraqiten në aplikacionin online në www.stat.gov.mk dhepopis2021.stat.gov.mk.

Sic njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika, për shkak se testimi i kandidatëve që deri tani janë paraqitur do të zbatohet më 19 dhe 20 Gusht, për të gjithë kandidatët e paraqitur nga 18 Gushti deri më 25 Gusht do të organizohet testimi plotësues.

Listat e kandidatëve që deri tani janë paraqitur dhe informacionet për kohën dhe vendin e testimit janë publikuar në Komisionet e Rajoneve regjistruese.

Kontaktet me këto komisione dhe informacione shtesë lidhur me testimin mund të gjenden në këto linqe; https://popis2021.stat.gov.mk/PopisniReoni.aspx

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia