close
Top LajmeVendi

KONTABILISTËT TË PREKUR NGA COVID 19 

ËSHTË EVIDENTUAR 20% RËNIE E FITIMEVE 


Likuiditeti i ulur i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme drejtpërdrejt të prekura nga përhapja e virusit Kovid 19, në mënyrë indirekte i ka prekur edhe kontabilistët të cilët kujdesen për proceset tatimore, reagojnë nga Oda e kontabilistëve. Një pjesë e kërkesave të tyre janë shtyrja e pagesës së tatimeve si dhe subvencione shtesë për më shumë degë ekonomike, jo vetëm për hotelierinë dhe turizmin.

Gjendja është alarmante te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat jetonin nga ditë në ditë, ndërsa të njëjtat që te ne ofrojnë shërbime të kontabilitetit paralajmërojnë mbyllje të bizneseve të tyre, për këtë arsye kërkojmë masa urgjente, theksojnë nga Oda e kontabilistëve.

“Pasqyrohet me shlyerje të vonuar të detyrimeve dhe shumë prej kompanive paralajmërojnë mbyllje të bizneseve, me çka ulet likuiditeti. Profesioni i kontabilistit ndikohet nga gjendja momentale duke pasur parasysh që tashmë dy javë janë të mbyllura objektet hotelierike dhe qendrat tregtare. Kemi ulje të konsiderueshme të të hyrave financiare.” –shprehet Dragan Mitovski, kryetar i Odës së Kontabilistëve.

Për shkak të rekomandimeve të dhëna nga qeveria kontabilistët ankohen se janë në pamundësi t’i përmbushin afatet me parashtresat tatimore, për çka kërkojnë shtyrjen e tyre.

“Ne ballafaqohemi me afate që mund të shtyhen vetëm për disa ditë, dhe kjo  publikohet një ditë para përfundimit të afatit, me këtë jemi në pasiguri të vazhdueshme, obligimet na bëjnë presion dhe rritet rreziku. – deklaroi Aleksandra Andreeva, anëtare e Bordit udhëheqës të Odës së Kontabilistëve.

Kërkesë në Qeveri dhe në ministrinë e financave dërguan edhe nga Instituti i kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse si veprimtari nuk janë përfshirë në masat e propozuara të deritanishme. /Verica Dimitrijevska/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia