close
Top LajmeVendi

KONTABILISTËT: TË SHTYHET AFATI PËR LLOGARITË VJETORE

dssadasdd

“NËSE NUK PROLONGOHET AFATI, LLOGARITË VJETORE NUK DO TË JENË TË SAKTA” 


Kontabilistët vazhdojnë të këmbëngulin në kërkesat e tyre, për zgjatjen e afateve për dorëzimin e llogarive përfundimtare me arsyetimin se në kushtet e pandemisë dhe kur disa prej tyre janë të prekur me COVID-19 ose të izoluar, nuk është e mundur të arrihet afati ligjor.

ANA TASEVSKA – NËNKRYETARE E ODËS SË KONTABILISTËVE

Duke pasur parasysh faktin se po i afrohemi afateve dhe Oda e Kontabilistëve merr reagime të përditshme nga kolegët të cilët ishin ose janë ende të sëmurë ose në izolim, ne përsëri iu drejtuam Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe kërkuam një zgjatje në përputhje me mundësitë ligjore. Neni 477 i Ligjit për Shoqëritë Tregtare përcakton që llogaria përfundimtare të dorëzohet brenda 2 muajve nga fundi i vitit kalendarik, përveç nëse autoriteti kompetent e zgjat atë në tre muaj.

Tasevska u bëri thirrje Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë që të përdorin kompetencat e tyre dhe në përputhje me mundësitë aktuale të Ligjin për Kompanitë Tregtare, të zgjasin afatet për llogaritë vjetore dhe raportet financiare. Nga Oda e e Kontabilistëve thonë se krahasuar me Evropën, vendi ynë  ka afatet më të shkurtëra për dorëzimin e llogarive përfundimtare. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia