close
BotaRajoni

KONVERTIM I CERTIFIKATËS COVID PËR HYRJE NË ZVICËR

zvi

PRITET LEJE EDHE PËR UDHËTARËT E VAKSINUAR ME SINOVAK DHE SINOFARM

Autoritetet zvicerane njoftuan se vendi nuk do t’i pranojë certifikatat e vaksinës kundër Covid-19 të lëshuara në vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen. Sipas kësaj, të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë në Zvicër, nga java e ardhshme, do të duhet të aplikojnë për Certifikatë Covid Zvicerane, përkatësisht të bëjnë konvertimin e dokumenteve vendase për vaksinën e pranuar, që do t’u kushtojë 28 euro.

Para katër ditëve Zvicra mundësoi konvertim elektronik të certifikatave të vaksinimit të dhëna nga vende të tjera. Në faqen zyrtare me udhëzime për udhëtim në Zvicër (Switzerland Tourism) udhëtarët nga vendet që nuk japin certifikatë digjitale evropiane, do të duhet të sigurojnë certifikatë covid zvicerane, por edhe të dëshmojnë se janë plotësisht të vaksinuar kundër virusit korona me një nga vaksinat që i pranon Agjencia Evropiane e Barnave – EMA. Këshilli Federal në Zvicër sugjeron se hyrja në vend do t’u lejohet edhe atyre që janë të vaksinuar me Sinovak dhe Sinofarm, por se ky vendim ende nuk është konfirmuar.

QEVERIA E ZVICRËS

“Në përpjekje për t’u mbështetur sektori i ekonomisë dhe turizmit, është propozuar që të gjithë turistët që janë vaksinuar jashtë vendit, me vaksina të miratuara nga OBSH, gjithashtu të kenë qasje në certifikatën zvicerane. Kjo për momentin vlen edhe për Sinovak dhe Sinofarm.”

Që të bëhet konvertim i certifikatës vendase, në certifikatë zvicerane, udhëtarët do të duhet të paguajnë 30 franga zvicerane ose 28 euro. Në aplikacion, do të duhet të japin të dhëna sa doza të vaksinës kanë pranuar, në cilën datë, nga cili prodhues, në cilin institucion janë vaksinuar, ndërsa në fund do të duhet të bashkangjisin edhe dokumentin ekzistues, të dhënë nga autoritetet lokale./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia