close
Sport

KORÇË: MBAHET KAMPIONATI BALLKANIK I ATLETIKËS PËR VETERANË

Logo Korca

ME MOTON “NE SFIDOJMË VITET” MARRIN PJESË 700 GARUES


Me moton “Ne sfidojmë vitet” data 17 deri më 19 shtator, në organizim të bashkisë së Korçës dhe me përkrahjen e Federatës Shqiptare të Atletikës dhe  Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.  Në shtegun e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë mbahewt edicioni i 40-të Kampionatit Ballkanik të Atletikës për veteranë.  Në këtë kampionat Ballkanik për sportist të moshave mbi 35 vjeçare do të marrin pjesë afro 700 garues nga vendet ballkanike. Maqedonia e Veriut në këtë event do të përfaqësohet me 22 sportist të moshave të ndryshme dhe në disciplina të ndryshme. Në mesin e 22 garuesve nga vendi  ynë  do të jenë edhe  tre  persona nga klubi i atletikës Studenti i Tetovës. Garat e para do të fillojnë të premeten nga ora 08:00, ndërsa hapja solemne me defilimin e gjihë vendeve  pjesëmarrëse do të bëhet në orën 14:30 në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë. Presidenti i Federatës Ballknike të Atletikës për veteran, Rudin Bektashi  tha se  “Garat do të zhvillohen konformë protokollit për mbrojtje nga  korobavirusi Covid 19”.

Krahas aktiviteteve sportive organizatori  ka parapa edhe aktivitete  kulturor- zbavitëse në vendin më të bukur të Korçës, në mes të PAZARIT TE VJETER, me muzikë, vallëzim dhe ushqim tradicional shqiptare./ KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia