close
Bota

KOREJA VERIORE DYSHOHET SE KA LËSHUAR RAKETË BALISTIKE NË DET

skynews-north-korea-km-jong-un_5466946

Koreja Veriore dyshohet se ka lëshuar një raketë balistike në det, kanë thënë ushtria e Koresë Jugore dhe ajo e Japonisë më 5 Janar.

Ministria e Mbrojtjes në Japoni ka thënë se Koreja Veriore ka lëshuar atë që është dukur se është raketë.

Garda japoneze fillimisht ka raportuar për lëshimin, duke thënë se mund të jetë raketë balistike, por pa dhënë shumë hollësi.

Ky lëshim ka ardhur pasi lideri koreanoverior, Kim Jong Un është zotuar se do të rrisë kapacitetet ushtarake të shtetit.

Në një fjalim të mbajtur javën e kaluar, Kim nuk ka përmendur në veçanti raketat apo armët bërthamore, mirëpo ka thënë se mbrojtja kombëtare duhet të forcohet.

Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndalojnë testimin e të gjitha raketave balistike të Koresë Veriore dhe kanë vendosur sanksione kundër programit të armëve në Phenian.

Prej shpërthimit të pandemisë, Koreja Veriore ka mbyllur kufijtë, gjë që ka ngadalësuar tregtinë dhe ka bllokuar takimet diplomatike me prezencë fizike./KlanNews

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia