close
Rajoni

KOSOVA BLLOKON REFERENDUMIN SERB PËR NDRYSHIME KUSHTETUESE

vucic

Vuçiç u njoftua  jo formalisht se nuk do të lejohen votime më 16 Janar

Në seancën e hapur të Qeverisë së Serbisë Presidenti Aleksandër Vuciç u shpreh se ka marrë informacione se në Kosovë nuk do të miratohet referendumi më 16 Janar lidhur me ndryshimet kushtetuese sa i përket gjyqësorit.

“Ne kemi gjithnjë e më shumë probleme në Kosovë. Prishtina ka marrë një vendim dhe na ka njoftuar jo formalisht se nuk do të na lejojë të mbajmë referendum më 16 Janar. Ne do të përpiqemi të bisedojmë me Brukselin për t’i bindur ata që të lejojnë qytetarët serbë të votojnë”.

Vuçiç theksoi se Prishtina refuzon çdo lloj dialogu, bisede, madje edhe marrëveshje të gatshme për të zhdukurit, si dhe çdo ide për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, veçanërisht kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave Serbe.

“Jam i shqetësuar se cilat mund të jenë lëvizjet e ardhshme të Prishtinës”, nënvizoi Presidenti serb.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia