Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për energjinë

NIS FATURIMI PËR QYTETARËT SERBË NË KATËR KOMUNAT

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë në kuadër të dialogut të Brukselit, konkretisht për energjinë elektrike që e shfrytëzojnë serbët në komunat veriore por nuk e paguajnë atë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Këtë e ka bërë të ditur emisari i BE-së për bisedimet Kosovë Serbi Miroslav Lajcak.

“Me kënaqësi ju njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajcak ne tuitter.

Në dokumentin 9 pikësh që e ka publikuar Lajcak por që nuk ka asnjë nënshkrim thuhet se ZRRE-ja do të lëshojë një licencë furnizimi dhe do të sigurojë respektimin e kushteve të përcaktuara me licencën e furnizimit, në miratim me kornizën ligjore dhe rregullatorë të Kosovës

Brenda 10 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektrosever veri do të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT dhe KEDS për të operuar në tregun e energjisë të Kosovës
15 ditë nga marrëveshja dhe teknikalitetet e marrëveshjes me KOSTT-in, do të marrë dhe Kodin e Identifikimit të Energjisë për të kryer aktivitetet e parapara me licencën e furnizimit.

Kryenegociatori, zv.kryeministri , Besnik Bislimi, thotë se me këtë marrëveshje do të mundësohet faturimi në katër komunat veriore të Kosovës sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës.

Marrëveshja për energjinë ishte arritur në shtator të vitit 2013 ndërsa ishte konfirmuar në gusht të 2015-ës por nuk ishte zbatuar deri më tash.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share