close
Rajoni

KOSOVA FESTON SOT 3-VJETORIN E THEMELIMIT TË USHTRISË

fsk-1.jpg

Si sot tre vite më parë Kosova u bë më ushtrinë e saj. Parlamenti i Kosovës në 14 Dhjetor të vitit 2018 miratoi tre ligje që shndërruan Forcat e Sigurisë së Kosovës në një ushtri të rregullt.

Në atë kohë 106 deputetë votuan pro këtij ligji, duke rreshtuar Kosovën në krah të shteteve që kanë një ushtri.

Edhe pse Kosova tashmë ka ushtrinë e saj, ligjërisht forcat e armatosura njihen me emrin Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Krijimi i ushtrisë së Kosovës është kundërshtuar shumë nga Serbia, e cila ka lobuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare që kjo gjë të mos të ndodhte.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që çoi drejt pavarësisë së Kosovës./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia