Kosova gati për zbatimin e vendimeve për targat dhe dokumentet serbe

KURTI: S’KA VEND PËR DESTABILIZIM

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Për të bashkërenduar aktivitetet ndër-institucionale lidhur me vendimin për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Kosovës dhe për kalimin kufitar me fletë-deklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e indentifikimit personal nga Serbia kryeministri Albin Kurti gjatë së dielës ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të hënën hyn në fuqi zbatimi i vendimit  afati për regjistrimin e automjeteve nga 31 shtator është shtyrë deri më 31 tetor. Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka kurrfarë mundësi për destabilizim të situatës pas vendimit  për reciprocitet me Serbinë lidhur me dokumentet

Në skenën politike atje ka shumë politikanë e zyrtarë që janë udhëheqës të frikës e frikësimit. Paqja demokracia sundimi i ligjit nuk kanë alternativë andaj edhe uroj besoj dhe punoj që nesër gjithçka të shkojë në mënyrë të qetë. Ne do t’ua shtojmë një fletëdeklarim sepse ka 11 vjet që Serbia vepron njëjësoj me çdo qytetar të Kosovës kur e kalon kufirin dhe shkon në Serbi. Nuk ka kurrfarë vendi për tension, s’ka kurrfarë mundësie për destabilizim. Sepse po bëhet diçka legjitime, legale. Ata që flasin për dhunë, për bllokime, për destabilizim e për tensione flasin për vete jo për neve, deklaroi Albin Kurti Kryeministër i Kosovës.

Gjatë ditës ka reaguar edhe presidenti I Serbisë Aleksander Vuciq. Ai ka thënë se populli serb në Kosovë, gjithnjë e më pak po i dëgjon lutjet e Beogradit që të ruajnë paqen me çdo kusht. Vuçiq ka thënë se Serbia dëshiron paqe, por që, nëse serbët keqtrajtohen, atëherë shteti i tyre nuk do të dorëzohet por do të fitojë.

“Nëse ata guxojnë të keqtrajtojnë serbët, vrasin serbët, Serbia do të fitojë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq thotë se nuk mendon se është në interesin e Perëndimit që të ketë një konflikt në Ballkan.

Sipas tij, serbët e Kosovës janë shtyrë pas murit. Ai ka theksuar edhe një herë se situata është shumë e vështirë dhe se ka frikë se do të jetë edhe më e vështirë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share