close
Rajoni

KOSOVA MIRËPRET QYTETARËT E PREKUR NGA TËRMETI

Institucionet e Kosovës ende nuk kanë dalë me shifra të sakta se sa shtetas të Shqipërisë janë futur në Kosovë pas tërmetit që ndodhi më 26 nëntor.

Kosova vazhdon të pres cdo ditë qytetarë të Shqipërisë kryesisht nga zona e Durrësit pas tërmetit që ka ndodhur atje rreth një javë më parë.

Shumë organizata joqeveritare janë aktivizuar për të ndihmuar familjet të cilat po strehojnë të prekurit.

Megjithatë thonë se po u vështirësohet puna për shkak se po mungon organizim institucional.

Oltion Beshiri nga Forumi për Iniviativë Qytetare thotë se qeveria duhet të krijojë shtabin qendror për koordinimin e gjithë reagimit institucional ndaj të ardhurve nga Shqipëria.

“Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë nga dita e parë kanë kërkuar nga qeveria të hapet shtabi qendror i cili do të udhëheqte të gjitha organizimet që bëhen nga vullnetarët kjo nuk ka ndodhur. Kjo e ka vështirësuar punën e organizatave meqë nuk ka organizim institucional.” –deklaron Oltion Beshiri, Forumi për Iniciativë Qytetare (FIQ)

Por kryeministri Haradinaj thotë se institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e duhura derisa kjo gjendje sipas tij po keqpërdoret nga indivdë të caktuar.

Haradinaj ka siguruar se cdo i prekur nga tërmeti nuk do të mbetet pa strehë.

“Në çdo shtetas të Shqipërisë që hyn në Kosovë nuk do ta lëmë pa strehë, por nuk është në rregull një zhvendosje pa kritere.” –shprehet Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovë në Detyrë.

Megjithatë sipas shoqërisë civile i vetmi vend ku po sistemohen banoret e Shqiperse ne menyre te organizuar nga shteti eshte komuna e Prizrenit. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia