close
Rajoni

KOSOVA NË UNESCO: SERBIA VËSHTIRË PRANON REZULTATIN E VOTIMIT

no thumb

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia nuk ka humbur asgjë në mbledhjen e djeshme të Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s. Megjithatë, ka bërë të ditur se vështirë e ka pranuar rezultatin e votimit.

Mesazhi im për qytetarët e Serbisë është, sa do të jetë e rëndë, bukvalisht s’kam mbyll sytë, porosia e ime, e Sërbisë, është kokën lartë. Ne nuk kemi humbur asgjë, mbrëmë në mbledhjen e këshillit ekzekutiv kanë humbur ata që kanë shpejtuar në këtë dhe që janë përpjekur që të na tregojnë se sa është forca e tyre. Ne kemi treguar se kemi luftuar me ndershmëri dhe përgjegjësi për interest e vendit tonë, për interesin e popullit tonë dhe kemi pasur përkrahje shumë të madhe për ata që nuk e kanë pritur. Siç po e shihni patëm sukses që një numër i madh i vendeve të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës t’i bindim të mos votojnë për anëtarësimin e Kosovës në UNESKO, e ata janë një numër më i vogël seç pritej që nuk e kanë njohur Kosovën, patën sukses t’i detyrojnë të jenë të përmbajtur” – deklaron Kryeministri i Sërbisë Aleksandër Vuçiq.

Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi i ka bërë thirrje Serbisë që ta pranojë realitetin, aq më tepër kur edhe Akademia e Shkencës dhe Arteve të Serbisë tashmë e ka bërë të ditur se Kosova është e humbur.

“Bordi ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), dje ka votuar në favor të kërkesës për ta pranuar Republikën e Kosovës në anëtarësinë e kësaj organizate. Votimi i djeshëm për Kosovën, e çon çështjen në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila mbahet prej 3 deri më 18 nëntor. Konferenca e përgjithshme e UNESCO-s përbëhet nga 195 vende anëtare dhe për vendimin pozitiv për Kosovën, që do të ishte përfundimtar për pranimin në UNESCO, nevojiten dy të tretat e votave.” – përfundon Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi. /Kosovaprees/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia