close
Rajoni

“KOSOVA NUK DO JETE PJESE E BALLKANIT TE HAPUR”

2D555302-C9DC-4591-A5E3-6B9DF3EF5F25

KURTI: JEMI PËR MARRËDHENIE TË MIRA FQINJËSORE


Pas takimit me kancelaren Angela Merkel, kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti u shpreh sërish kundër nismës së ballkanit të hapur. Sipas tij, asnjëherë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për krimet e Serbisë në Kosovë. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sërish kundër nismës “Open Balkan”.  Pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel e cila e mbështeti këtë nismë, Kurti tha se procesi i Berlinit është rruga e vetme drejt BE dhe s’ka nevojë për variante të tjera alternative.

ALBIN KURTI – KRYEMINISTËR I KOSOVËS

“Procesi i Berlinit është i nevojshëm edhe i mjaftueshëm për rrugëtimin Europian. Ballkani jo vetëm nuk është 3 shtete por nuk është as 6 shtete. Pasnesër do të kemi një takim me qeverinë e Shkupit, por iniciativa të tilla nuk duhet të bëhen pa BE-në brenda.  

Kurti ka mohuar  se kancelarja Merkel i ka kërkuar të bashkohet në nismën e Ballkanit të Hapur. Madje sipas tij të gjithë ata që bjënë trysni mbi Kosovën në lidhje me këtë çështje bëjnë gabim, sepse trysnia duhet të jetë mbi Serbinë. Kurti tha se asnjëherë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për krimet e Serbisë në Kosovë. 

ALBIN KURTI – KRYEMINISTËR I KOSOVËS

“Ne jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore por nuk mund ta kompensojmë me territor Serbinë për humbjet si shtet që ia ka shkaktuar Millosheviç. Ritheksoj që krimet e kryera gjatë luftës janë një gjë që nuk do ta harrojmë kurrë dhe nuk do të ndalemi asnjëherë për të kërkuar drejtësi. Presidenti i Serbisë e mohoi masakrën e Reçakut”

Kryeministri i Kosovës  tha se së shpejti do të ketë një  takim me kryeministrin Rama ndërkohë që pas 3 ditësh do të jetë në Shkup për një takim mes dy qeverive. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia