close
RajoniTop Lajme

KOSOVA PËRBALLET ME VALËN E RE TË INFEKTIMEVE

5D73E8F0-A63E-409F-BC88-62A55A085800_w1023_r1_s

NË RRITJE NUMRI I RASTEVE TË REJA ME COVID-19


 
Në Kosovë çdo ditë e më shumë po rritet numri i rasteve të reja të prekur me Covid 19.

Drejtori i Klinikës infektive Arben Vishaj thotë se sikurse vendet e rajonit edhe Kosova nuk mund ti ikë valës së re të infektimeve me variantin e Omicron të Covid 19.

ARBEN VISHAJ- DREJTOR I KLINIKËS INFEKTIVE
Ne kemi bërë përgatitjet e duhura në mënyrë që të përballemi me këtë patologji e cila pritet që të vij edhe te ne.

Aktualisht numri i rasteve aktive me Covid 19 është mëse 2000, ndërsa brenda 24 orësh po bëhen nga 8 mijë deri në 9.000 testime.

Megjithatë situata është e menaxhueshme në klinikën infektive. Aktualisht janë duke u trajtuar 8 pacientë me Covid 19, 4 prej të cilëve të pavaksinuar.

ARBEN VISHAJ- DREJTOR I KLINIKËS INFEKTIVE
Pacientët të cilët janë të pavaksionuar janë duke manifestuar formë klinike mjaft të rëndë, kurse këta që janë të vaksionuar janë duke manifestuar një formë klinike më të lehtë.

Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që ti respektojnë masat anticovid ndërsa institucioneve përgjegjëse u ka rekomanduar që të mbikqyrim me përpikmëri zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia