close
Sport

KOSOVA U21 MUNDET NË SHTËPI NGA AUSTRIA

6471DF87-0662-4720-98BB-E34B658ED49D

Kombëtarja U21 e Kosovës ka humbur me rezultatin 1 me 0 kundër Austrisë, në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Në “Fadil Vokrri” të rinjtë e Kosovës patën paraqitje të mirë, por në fund u ndëshkuan nga një pakujdesi në mbrojtje.

Edhe pse të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar, ishin austriakët ata që arritën të gjejnë golin në minutën e 86-të nëpërmjet Marco Gruell.

Pas kësaj humbjeje Kosova është e parafundit në renditjen e Grupit 3, me gjashtë pikë, derisa Austria renditet e dyta me 15 pikë të grumbulluara, katër më pak se Anglia.

Ndeshjen e radhës do ta kenë të martën kundër Andorrës, e cila do luhet po në stadiumin “Fadil Vokrri”./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia