close
Rajoni

KOSOVË: 117 AFGANË ZHVENDOSEN NË BRITANI TË MADHE

A55207AB-A561-4CE6-A7EA-0237B84E3350

117 afganë ish punonjës të NATO-s nga sot do të qëndrojnë në Britaninë e Madhe. Ambasada britanike në Kosovë ka njoftuar  se 2000 ish-punonjës afganë në NATO dhe familjarët e tyre janë evakuuar në total nga Afganistani. Ndërsa 800 prej tyre janë akomoduar përkohësisht në Kosovë. “Forcat e armatosura të Britanisë nën komandën e NATO-s janë vendosur në Kosovë dhe janë në ballë të operacionit për të përkrahur strehimin e tyre dhe zhvendosjen. Britania është e përkushtuar të strehojë afganë që kanë punuar në NATO. Jemi shumë falënderues për bujarinë e Kosovës në mikëpritjen e këtyre njerëzve në nevojë dhe që kanë ndihmuar NATO-n në këtë periudhë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Britanisë në Kosovë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia