close
Rajoni

KOSOVË: 22 VITE NGA MASAKRA E REÇAKUT

BCBE1D42-50EF-4D7E-9E1D-4AE1B1911A80

PËRKUJTOHEN 45 SHQIPTARËT E VRARË NGA FORCAT SERBE


Sot më 15 janar 2021, janë bërë 22 vite nga masakra e Reçakut. Më 15 janar 1999 në Reçak u vranë nga forcat policore dhe ushtarake serbe 45 shqiptarë të paarmatosur. Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, e cila solli edhe ndërhyrjen e NATO-s. Shefi i misionit të OSBE-së, Uilliam Uoker kishte ngritur shqetësimin për krimet kundër njerëzimit që po kryheshin në Kosovë. Për këtë u ndërmor misioni ushtarak që solli më pas edhe tërheqjen e forcave serbe nga Kosova.Serbia e mohon gjenocidin, por kujtimi mbetet i gjallë ndër qytetarë e Kosovës, të cilët me një varg manifestimesh kanë shënuar këtë ditë. Ndërkohë Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” fton të gjithë shqiptarët, kudo qofshin në botë, që më 15 janar, në DITËN E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË, në orën 20:00, të dalin në ballkone apo dritare të banesave të tyre dhe të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi! /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia