close
RajoniTop Lajme

KOSOVË: AKSIONI POLICOR NË VERI – REAGIME

ks

KURTI: DO TA PARANDALOJMË KONTRABANDËN, BËRNABIQ KËRKON NDËRHYRJEN E NATO-s

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka kërkuar nga NATO që të frenojë kryeministrin Albin Kurti, pasi policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion kundër kontrabandës me mallra në Mitrovicën e Jugut, atë të Veriut si dhe në rajonin e Prishtinës dhe Pejës.

ANA BRNABIQ – KRYEMINISTRE E SERBISË
“U bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, NATO-s, KFOR-it që të reagojnë urgjentisht dhe ta frenojnë Albin Kurti. Situata është më shumë sesa dramatike dhe ky është momenti që duhet një reagim për të ndalur policinë e çmendur. Kjo sjellje ka tejkaluar të gjitha masat dhe na sjell në prag të kaosit”

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Veriut kundër kontrabandës. Kurti ka bërë thirrje për qetësi ndersa aksioni i Policisë së Kosovës ka përfunduar.

ALBIN KURTI – KRYEMINISTËR I KOSOVËS
Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë.
Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa mediave në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë.

Sipas Kurtit veprimet e policise kosovare janë paraprirë nga hetimet intensaive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale. Nderkaq per situaten e fundit ne Kosove shefi i diplomacise evropiane Borrell tha se duhet të ndalen menjëherë incidentet e dhunshme.
Sipas Borrell veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Borrell konfirmon se Brukseli eshte në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën ndersa të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia