close
Rajoni

KOSOVË: AKTAUZAT NDAJ THAÇIT DHE VESELIT

Screenshot_8

GJYKATA SPECIALE EDHE 8 DITË KOHË PËR PËRGJIGJEN


Gjykatës Speciale i kanë mbetur 8 ditë për të konfirmuar ose për të hedhur poshtë pretendimet e zyrës së prokurorit të specializuar për krime luftë ndaj presidentit Hashim Thaci dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Më 24 tetor bëhen 6 muaj kur zyra e prokurorit të specializuar ka dorëzuar këtë aktakuzë ndërsa e ka bërë publike pas dy muajsht. Ligjërisht aktakuza konfirmohet ose hidhet poshtë brenda 6 muajsh.

Megjithatë nga Gjykata Speciale kanë sqaruar se vendimet për ngritje të aktakuzës ose jo mund të edhe mos publikohen menjëherë.

Presidenti Hashim Thaci ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje në rast të konfirmimit të aktakuzës.

Por diskutimet për presidentin së paku publikisht thuhet që ende nuk kanë nisur.

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë në emisionin Rubikon në Klan Kosova se në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Kur të vijmë te cështja e presidentit do të ulemi edhe me partitë opozitare për të gjetur zgjidhje. Nëse mund të gjejmë zgjidhje mirë, nëse jo vendi mund të shkojë në zgjedhje.” tha Avdullah Hoti, Kryeministri i Kosovës

Qeveria aktuale nuk i ka numrat për zgjedhjen e presidentit pasi që në dy rundet e para nevoitet 80 vita të deputetëve për zgjedhjen e presidentit ndërsa në rundin e tretë nevoitet prania në sallë e 80 deputetëve .

“Një gjë është e sigurtë se presidenti i Kosovës nuk mund të zgjidhet pa votat e njërës prej partive opozitare Lëvizjes vetëvendosje apo Partisë Demokratike të Kosovës”. tha Analisti, Rahman Pacarizi

Deri më tash Ramush Haradinaj i AAK-së ka shfaqur ambiciet për president të vendit, derisa analistët po vlerësojnë se gjasat reale janë që presidenti sërish të zgjedhet nga partia e dytë opozitare PDK dhe emri më i përfolur është ai i ambasadores së Kosovës në SHBA Vlora Citaku./Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia