close
Rajoni

KOSOVË: AKUZAT E PACOLLIT – POLICIA DO TA HETOJË RASTIN

download

Policia e Kosovës do ta intervistojë kreun e AKR-së Behgjet Pacollin lidhur me deklaratën e tij për frikë nga shteti dhe  devijimin e rrugës me aeroplanin e tij privat.

Këtë e bëri të ditur drejtori I Policisë së Kosovës Rashit Qalaj pas raportimit në komisionin parlamentar për cështje të sigurisë.

Pacolli ishte  nisur për tu kthyer nga Zvicrra për në Kosovë, pasi tentohej të mbahej séance për zgjedhjen e qeverisë së re.

Ai fillimisht kishte pasur telashe me leje për të ateruar në Kosovë por më vonë e kishte siguruar atë. Gjatë fluturimit ai e kishte devijuar rrugën për të ateruar në aeroportin e Rinasit në Tiranë.

Pas dy ditësh ai kishte arritur në Kosovë ndërsa ka thënë se e ka devijuar rrugën pas frikës sic ishte shprehur për një sulm të mundshëm sic e quajti ai terrorist nga shteti.

“Unë herën e parë jam frikësuar prej institucioneve të shtetit tim se munden me kry ndonjë akt terrorist për këtë arsye kam aterruar në Shqipëri”, tha Pacolli.

Ndërsa presidenti Hashim Thaci ditë më parë kishte kërkuar përgjegjësi për sic ka thënë rrezikimin e jetës së Pacollit nga sic i quajti grupi i  kryeministrit të detyrë Albin Kurtit, ministrit të Brendshëm Xhelal Sfecla dhe Ministrit të Shendetësisë Arben Vitia./Blerta D.Berisha

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia