close
Rajoni

KOSOVË: ANALISTËT – LDK-së I DUHEN REFORMA TË THELLA

00172B70-C0FD-42B9-AB06-43720B25ADFD

MË 14 MARS KUVENDI ZGJEDHOR I LDK-së


LDK-ja më 14 Mars pritet të mbajë Kuvendin Zgjedhor. Analistët në Kosovë thonë se kësaj partie I duhen reforma të thella, për shkak të rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 14 Shkurtit.

14 marsi është data  që pritet të mbahet Kuvendi Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo parti ka paralajmëruar reforma të thella pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Jehona Lushaku analiste politike thotë se kjo parti duhet të ketë reformë të vërtetë dhe jo kozmetike në mënyrë që të rikthejë elektoratin e humbur.

JEHONA LUSHAKU SADRIU- ANALISTE POLITIKE

Kjo kërkon një reformim të thellë të brendshëm, një seriozitet në mirëbesimin dhe ndërtimin e besimit me elektoratin sërish. Kjo ka shumë të bëjë me strategjinë, strukturën, vizionin e saj por edhe me gatishmërinë për tu reformuar.

Për analistin tjetër Arton Demhasaj deklaratat e disa anëtarëve të LDK-së të lënë të nënkuptosh se kjo reformë është më shumë kozmetike.

ARTON DEMHASAJ- ANALIST

Mënyra se si po u revanshohen kandidatëve që e kanë shprehur vullnetin për të qenë kandidat potencial për kryetar të partisë në njëfar mënyre po duket si një tendecë për reform por momentalisht nuk po duket reform. Mbetet të shihet.

Deri më tash është vetëm Anton Cuni që ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së. Emra tjerë të përfolur është ai I Lutfi Hazirit, Kujtim Shalës dhe Lumir Abdixhikut.

Po a ekziston rreziku që për shkak të apetiteve të personave të caktuar të përcahet edhe më tej kjo parti.

Lidhja Demokratike e Kosovës që ishte e para për një kohë të gjatë në zgjedhjet e fundit ka pësuar një humbje të thellë duke fituar besimin e vetëm të 13 përqind të elektoratit. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia