close
RajoniTop Lajme

Kosovë: Analistët – liberalizimi i vizave çështje politike

viza

INSISTIMI I BORRELLIT SHIHET ME OPTIMIZËM NË KOSOVË

Insistimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së Josep Borreli se Kosova duhet ta merr liberalizimin e vizave po shihet me optimizëm në Kosovë.

Gazetarja shumëvjecare e mediave të huaja dhe profesoreshë në Fakultetin e Filologjisë Vjosa Sadriu Hamiti thotë se tashmë kjo cështje është e vonuar.

Sipas saj ndonëse teknikisht ka kohë që Kosova i ka përmbushur kriteret, situata me Rusinë mund të ndikojë që BE të veprojë dhe të përmirësoj gabimet e së kaluarës në raport me Kosovën.

”Profesori i Gazetarisë dhe analisti Rrahman Pacarizi thotë se teknikisht Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Sipas tij tashmë cështja është më shumë politike sesa teknike. Thotë se qeveria duhet të punoj më shumë me vendet skeptike që ti bind për liberalizim vizash” – Vjosa Sadriu Hamiti, njohëse e çështjeve politike.

”Mund të ketë një kërkesë e cila ka qarkulluar që të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar duke përmendur edhe raste konkrete dhe përparim që mendoj që me këtë ritëm një gjë e tillë nuk është e pamundur vetëm se Kurti duhet të tregohet më shumë i guximshëm dhe të tregoj më shumë lidership e të mos kalkuloj me vota.” – Rrahman Paçarizi, analist

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së një ditë më parë ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe tani është koha që BE të bëjë përparim në këtë cështje. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia