close
Rajoni

KOSOVË: ARRESTOHEN KRERË TË OVL TË UÇK-së

043b770c-45bc-4d7a-bfa5-0dd9b63c26b7_w1023_r1_s

EULEX-i KA BASTISUR ZYRAT E KËSAJ ORGANIZATE


Dy figurat qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së janë arrestuar nga EULEX-it. Ata janë dërguar në Hagë. Nuk dihen arsyet por aludohet se arrestimet kanë të bëjnë me rrjedhjen e dosjeve të Gjykatës Speciale.

Qysh në mëngjes policia  e EULEX-it ka bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve të UCK-së.
Pas më shumë se dy orësh nga këto zyra, policia e EULEX-it ka nxjerrë në pranga kreun e kësaj organizate Hysni Gucati.
Arrestimi i tij është përcjell me fishkëllima dhe kundërshtime nga disa ish luftëtarë të UCK-së.
Ai është arrestuar me vendim të Gjykatës e cila dyshohet të ketë lidhje me rrjedhjen e dosjeve që dyshohet se ishin të Gjykatës Speciale.
Derisa EULEX-i po vazhdonte bastisjen e zyrave të kësaj organizate nga Decani erdhi nënkryetari i Organizatës së Veteranëve Nasim Haradinaj.Tha se nuk shkon në zyrë pasi që aty gjendet EULEX-i, ndërsa mohoi të ketë dëgjuar që ka urdhërarrest për të.

Unë nuk  enjoh këtë gjykatë, ne nuk e njohim këtë gjykatë.EULEX-i sillet me ne kështu sepse nuk na konsideron njerëz, nuk na konsideron të denjë.
tha Nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj.

Por ai më pas u arrestua teksa ishte duke hyrë në  një studiotelevizive ku ishte ftuar si mysafir.
Ai nuk ka pranuar të transferohet pa praninë e policisë së Kosovës.

Gucati e Haradinaj  nuk janë intervistuar asnjëherë nga Gjykata Speciale as në cilësinë e dëshmitarëve e as të të dyshuarve për krime lufte.
Kohëve të fundit në zyra të OVL të UCK-së nga një persion misterioz janë dërguar dosje për të cilat kjo organizatë pretendonte se janë të Gjykatës Speciale.
Madje krerët e organizatës nëpërmjet konferencave për media kanë dhënë detaje të këtyre dosjeve ndërsa kopjet e tyre thonin se ua kanë dorëzuar disa mediave.
Derisa dosjet origjinale ua kanë dorëzuar hetuesve të Gjykatës Speciale të cilët ditëve të fundit kanë vizituar shpesh këtë organizatë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia