close
Rajoni

KOSOVË: ARRIHET MARRËVESHJA LVV – LDK?

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ndërmarrë hapa pozitiv për bashkëqeverisje. Këto dy parti janë pajtuar në parim të të bashkëqeverisin në katër vitet e ardhshme.

Burime të afërta nga të dyja partitë kanë bërë të ditur se Glauk Konjfucai i Lëvizjes Vetëvendosje do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit dhe do të kalojë në një post të lartë qeveritar.

Ndonëse zyrtarisht asnjëra nga partitë politike as nuk e ka mohuar e as pohuar lajmin.

Por një status në Facebook I deputetit të LVV-së Mefail Bajqinovci konfirmon arritjen e marrëveshjes, ku krahas një fotografie ka shkruar Qeveria Kurti1.

Por dorëheqja zyrtarisht ende nuk ka ndodhur.

Cështja e presidentit mbetet kur t’i përfundojë mandati presidentit aktual Hashim Thaçi, në prill të vitit të ardhshëm, e më pas do të takohen partnerët e të dy partive për t’u konsultuar rreth postit të ri të presidentit.

Pritet që nesër të mblidhen organet drejtuese të të dyja partive politike për të thënë fjalën e fundit.

Në rast të nënshkrimit të marrëveshjes dhe dorëheqjes së Konjufcës nga posti I kryeparlamentarit  atëherë seancën e së hënës pritet ta udhëheq nënkryetarja e Kuvendit e cila i takon Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rast Arbërie Nagavci. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia